“Branitelli” maqedonas e mëson fëmiun e tij të gjuajë me revole, reagojnë “Megjashi”

Komandanti i “branitellave” maqedonas, Stojanço Angellov, është lavdëruar në rrjetet sociale, duke publikuar fotografinë ku e mëson djalin e tij 10 vjeçar të gjuajë me revole. Ai madje është lavdëruar se ka shtënë për herë të parë me plumba të vërtetë. Kjo fotografi ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinion, kurse ka reaguar edhe ambasada e parë e fëmijëve në botë, “Megjashi”.
Sipas tyre, janë të dëmshme postimet dhe fotografitë që glorifikojnë lidhjen e fëmijëve me armët.