Ardit Roshi tregon si i thërret vjehrrit të tij Agim Bajkos: Kemi një sens humori…

Muaj më parë moderatori Ardit Roshi i propozoi live partneres së tij Blerina Bajkos e cila është vajza e aktorit të njohur Agim Bajko.

Pas spektaklit që ai drejtonte Arditi e ftoi Blerinën në skenë dhe me unazën në dorë u ul në gjunjë për t’i propozuar.

“Ju prezantoj me Blerina Bajkon, e cila tashmë është e fejuara ime dhe nusja ime siç e kuptuat” tha moderatori.

Image

Dhe së fundmi ai ka qënë i ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ ku gjatë intervistët është pyetur nga Rudina Dembacaj se tani që janë fejuar si i thërret vjehrrit të tij Agim Bajkos.

Ai tregoi se ato kanë një sens shumë të mirë humori bashkë por i thërret në emër.

Pjesë nga intervista:

Rudina Dembacaj: Si ishte prezantimi yt me babi Gimin?

Ardit Roshi: Prezantimi ishte në një darkë elegante me bazë peshku dhe verë të mirë. Blerina i tha ky është shoku im Arditi tullac dhe i gjatë. Një moment Blerina u largua dhe në fillim me Agimin folëm me sy. Pastaj folëm me fjalë.

Gimi është një zotëri që dëgjon, nuk është punë për ju se çfarë i thashë unë, por rëndësi ka që fola bukur.

Rudina Dembacaj: Po Gimin si e thërret, se mamin e Blerinës e thërret mami Alba ndërsa Gimin e thërret babi Gimi ?

Ardit Roshi: Unë kam batuta perla me Gimin, si tek filmi që Gimi thotë “baba”, kemi një sens humori shumë të mirë bashkë, por i thërras në emër.