Covid-19/ Modelja e njohur shërohet pas 74 ditësh, rast i rrallë

Gjëja e parë që do të bëj është stërvitje në park është shprehur modelja 23 vjeçare Bianca Dobroiu.

Ishte një ndër pacientët e para që u shtrua në një nga spitalet e Bolonjës dhe pas 74 dite shtrimi dhe 11 tampona ajo është shëruar nga Covid -19.

‘Një emocion i veçantë, nuk më besohet’ është shprehur modelja duke shtuar më tej :

‘Kanë qënë ditët më të gjata të jetës time. Doktori më zgjoi mëngjesin e djeshëm dhe më tha: A je e lumtur? Rezultati juaj është negativ. Ishte një makth të cilët ata që nuk e kanë provuar në lëkurën e tyre nuk mund ta kuptojnë.. Tani është e sigurtë ditët do të kenë kuptim sërish’.

Rasti i saj është bërë rast studimi siç konfirmohet dhe nga specialisti i sëmundjeve infektive të Sant’ Orsola Luciano Attard, i cili është shprehur:

‘Me sa di unë është një rast që ka shënuar rekord. Por ekspertët nuk do të ndalen këtu, do të përpiqemi të kuptojmë pse Dobriu ka qëndruar kaq gjatë e infektuar’.