Karantina i ndau, Sabri Fejzullahu bashkohet me partneren e tij dhe i dedikon këto fjalë

Disa javë më parë, artisti i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu tregoi në programin ‘Ftesë në 5’ se karantina e kishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Nera e cila ndodhej në Amerikë.

Këngëtari tregoi se ky distancim e kishte trishtuar shumë dhe se mezi priste të bashkohej me të.
Së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sabriu ka treguar se tashmë ndodhet pranë Nerës.

“Jam shumë i lumtur që të kam pranë. Nga ky moment fillon vetkarantinimi. Me dashni së bashku me dashninë e jetës”, ka shkruar artisti krah postimit në ‘Instagram’.

Sabriu duhet të jetë shumë i lumtur që pas kaq javësh lart Nerës arriti të bashkohej me të.

Fejzullahu ka treguar se nuk qëndron dot gjatë larg bashkëshortes dhe se ajo është dashuria e jetës së tij.