Liderët e partive do të vendosin për mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Do të ketë zgjedhje, afati është i pasigurt dhe liderët e partive do të vendosin për mbajtjen e tyre në takimin e liderëve që do të mbahet të martën me Presidentin Stevo Pendarovski.

Vendimi për datën e zgjedhjeve do të merret në bazë të analizës së ekspertëve të Komisionit për sëmundje infektive.

Kryeministri Oliver Spasovski njoftoi dje se vendimi për zgjedhjet kryesisht do të bazohet në interesat e shtetit dhe qytetarëve, ndërsa duke lënë mënjanë të gjitha interesat politike që ata kanë dhe do të përcaktohen nga zhvillimi i krizës shëndetësore. Ai pret që të arrihet marrëveshje në takimin e liderëve në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas Spasovski, zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, ndërkohë, thotë se ai do të mbetet vigjilent për atë që rekomandojnë ekspertët e shëndetit javën e ardhshme. Rekomandimi do të bazohet në numrat e pacientëve dhe analizën e rasteve.

Takimi i liderëve është caktuar që të mbahet më 12 maj.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme u planifikuan për më 12 prill, por u anuluan për shkak të situatës me coronavirusin.