Tragjikisht vdes tetovari 25 vjecar në rrugën Tetovë-Shkup

Me 09.05.2020 rreth orës 07.20 në autostradën Tetovë-Shkup në afërsi të urës në lumin Vardar, vetura ngarkuese “Ford Renxher” me targa nga Tetova e drejtuar nga I.B.(25) nga Tetova ka dal nga rruga dhe është përplasur me mbrojtjen metalike.

Pas aksidentit, shoferi I.B. me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve i njëjti ka vdekur.

Kontroll në vendngjarje ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë.