Mësohet gjinia e bebit të Arbana Osmanit

Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë. Moderatorja e ka dhënë lajmin e bukur para pak ditësh përmes një urimi për ditëlindjen e partnerit të saj, Eduart Grishaj.

Kurioziteti është i madh në lidhje me gjininë e bebushit. Sipas “Story”, bebushi që do të vijë së shpejti në jetë është djalë. Kanë qenë disa miq të çiftit që e kanë konfirmuar lajmin.

Ndërkohë Eduarti ka filluar që tani që mendon për të ardhmen e fëmijës së tij të parë.  Ai tha që nëse fëmija i tyre do ishte vajzë do bëhej regjisore dhe nëse do ishte djalë do dëshironte të bëhej futbollist.

Ky është fëmija i parë i çiftit. Arbana është nënë e një djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin, Ardit Kero.

Arbana dhe Eduarti konfirmuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas dhe emrat e tyre u kthyen në kryefjalë për mediat. Megjithatë, tani ata nuk fshihen më për publikun dhe tregojnë hapur çdo gjë edhe lajme të bukura si ky i pritjes së ëmbël.