Lidhjet e terminaleve nga Devollët tek familja e Isa Mustafës, Rukollit dhe biznesit të familjes së ish-deputetes së PDK-së

Sot, pas një vizite në objektin e vjetër të Aeroportin e Prishtinës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paralajmëroi hapjen e në Terminali Doganor shtetëror.

Ai deklaroi se objekti i ish-Aerportit është i përshtatshëm për hapjen e një Terminali Doganor, i cili do të jetë në pronësi të shtetit.

“Siç kam kuptuar, 37 milionë euro i kanë të hyrat 10 terminalet doganore në pronësi private. Le t’ia fillojmë me këtë terminal doganor këtu në Prishtinë që gjeografikisht është në mes të Kosovës pastaj të vazhdojmë në Mitrovicë e në Vërmicë. Ne si Qeveri shprehim interesimin që në një kohë sa më të shkurtuar ta funkisonalizojmë këtë ndërtesë që ka edhe energji elektrike e ku funksionojnë si Terminal Doganor të shtetit tonë”, deklaroi Albin Kurti para gazetarëve të mërkurën.

Pronësi në terminale ka edhe familja Devolli nga Peja, përkatësisht Shkëlqim Devolli. Sipas deklarimit në Agjencinë e Regjistrimet të Bizneseve, Terminali i Devollit kap vlerën e mbi 1 milion euro dhe është pjesë e kompanisë “Devolli Corporatioon”.

Bizneset e Terminaleve Doganore kanë lidhje edhe me familjen e Isa Mustafës. Arben Mustafa, djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është drejtor në një terminal.

Intereuropa Kosova” siç është përshkruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve ka 90% të aksioneve në pronësi apo 137,250 euro. Ndërsa, pjesa tjetër e pronësisë është në emër të Hazbi Hasanit.

Arben Mustafa është përfaqësues i autorizuar ndërsa në kompaninë “Intereuropa Kosova” ndërsa sot mban pozitën e drejtorit.

Gjithashtu, në regjionin e Prishtinës është edhe Terminali Doganor në pronësi të familjes së ish-deputetes së PDK-së, Margartita Kadriu.

“Emporium” quhet biznesi i terminalit dhe është në emër të Ruzhdi Kadriut, babit të Margarita Kadriut. Kapitali i deklaruar në ARBK është në vlerën e një milion eurove.

Një tjetër Terminal Doganor privat është edhe ai në Komunën e Prizrenit, ai terminali “Holandez” në pronësi të kompanisë Fitorja. Kjo e fundit është në pronësi të Tahir Malokut. E njëjta kompani e ka një terminal doganor edhe në Ferizaj.

Terminal Doganor ka edhe në Han të Elezit. Biznesi në ARBK është i regjistruar në emrin vetëm si “Terminali SH.P.K.”, ndërsa vlera e deklaruar është mbi 8 milionë euro. 55.1% e kapitalit të këtij Terminali është kompania “N.n. ” R&Rukolli ” sh.p.k.” dhe “Bajramaliu sh.p.k”. Kompania R& R Rukolli është në pronësi të Rrustem Rukollit i cili ishte kordinator i mbrojtjes së ish kryetarit të Skenderat Sami Lushtaku.