Qyteti i Shkupit instalon gardh mbrojtës në Çair

Qyteti i Shkupit ka vendosur që t’i japë fund vozitjes së parregullt në Çair dhe kështu në bulevardin “Cvetan Dimov” sonte janë vendosur barriera betoni.

Ekipi i N.P. “Rrugë dhe rrugica” ka vendosur barrierat nga Xhamia “Jahja Pasha” deri te Q.T. “Çairçanja”.

“Me qëllim të mbrojtjes sa më të madhe të këmbësorëve dhe çiklistëve në rrugën Cvetan Dimov, por edhe për vendosjen e kontrollit të trafikut, ekipet e Qytetit të Shkupit sonte filluan me instalimin e një gardhi mbrojtës në mes të kësaj rruge”, thonë nga Qyteti i Shkupit.