657 gjoba për mosmbajtje të maskës në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën e mosmbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 657 kundërvajtje.

Ministria e Punëve të Brendshme  (MPB) edhe sot ka apeluar deri te qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim përballjen ndaj Kovid-19.