Këshilltari i Behgjet Pacollit paguan billboardin për Trumpin me kursimet e tij

Këshilltari i kreut të AKR-së Behgjet Pacollit, Naim Murseli ka përdorur kursimet e tij për të paguar billboardin me figurën e presidentit Donald Trump, afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Kam përdorur kursimet e mia për të paguar billboardin më të madh dhe më të shtrenjtë, afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për të nderuar Presidentin dhe popullin amerikan”, ka shkruar Murseli në Twitter.

Përmes këtij postimi Murseli i ka uruar shëndet dhe shërim të shpejtë Trumpit në emër të popullit të Kosovës.