Disa hapa për të nisur një biznes të vogël

Të gjithë e dimë se të nisësh një biznes nuk është aq e thjeshtë sa të varësh një tabelë dhe të lajmërosh për të. Hapja e një kompanie kërkon punë kërkimore, planifikim, financim dhe shumë dokumente ligjorë. Por mënyra më e mirë për t’ia nisur mbarë është të bësh një plan biznesi, që përfshin mënyrën sesi një kompani do të arrijë synimin dhe potencialin e saj.

Më pas është koha të vësh planin në lëvizje. Ajo që shumica e ndërmarrësve sugjerojnë është të merrni në dorë frenat e biznesit tuaj dhe të ndiqni këto hapa.

Bëni punë kërkimore

Si fillim, para çdo investimi, ju duhet të bëni një kërkim nëse ekzistojnë mundësitë për ta kthyer idenë tuaj në një biznes të suksesshëm. Merrni informacion nga klientë potencialë dhe biznese ekzistues duke krijuar avantazh në treg.

Krijoni një plan biznesi

Hapi i dytë konsiston në krijimin e një plani biznesi. Ju nuk mund të shkoni diku pa ditur rrugën që duhet të ndiqni. Ky plan biznesi do përmbledhë llojin e biznesit, ku ndodhet, kush do ta drejtojë dhe si do të nxjerrë fitim.Ky është një proces i domosdoshëm edhe për sigurimin e huave apo kredive.

Përcaktoni buxhetin

Më pas ju duhet të krijoni një buxhet dhe sa para do ju duhen për ta nisur atë. Ju mund të sakrifikoni kursimet tuaja apo të kërkoni ndihmë nga të afërmit. Gjithashtu ju mund të aplikoni për kreditë që ofrohen për bizneset e vogla, përcjell Telegrafi.

Zgjidhni vendndodhjen

Hapi i katërt përfshin zgjedhjen e një vendi i cili do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek taksat apo kostot. Ju duhet të keni shumë gjëra parasysh kur zgjidhni vendndodhjen. Duke kaluar në hapin e pestë ju do të hasni me krijimin e një strukture legale për biznesin, e cila ndikon në mbrojtjen e aseteve tuaja personale dhe sasinë e taksave. Një avokat mund t’iu ndihmojë gjatë këtij hapi.

Sapo këto hapa të jenë ndjekur, ju do të jeni gati për të prerë shiritin e inaugurimit dhe për t’ia nisur nga shitjet.

Kujtoni se ky do të jetë një proces i gjatë dhe i lodhshëm , por ju nuk duhet të hiqni dorë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*