Grupet e Europa League/ Barazim për Romën dhe Manchester United

Në ndeshjet e dyta në fazën e grupeve në Europa League, Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në fushën e Alkmaarit. Ndalesa sterile e Djajve të Kuq shënon një tjetër rezultat aspak të kënaqshëm për formacionin anglez, që gjithsesi ruan kryesimin me 4 pikë, në të njëjtin vend me Partizanin e Beogradit.

Roma barazoi 1-1 në fushën e Volsberger dhe vazhdon të kryesojë bashkë me austriakët, renditjen e grupit J. Në stadiumin e Gracit ku verdhekuqtë aplikuan një rotacion të gjerë, ekuilibrat u prishën nga një gosditje e dyfishtë me kokë nga Spinacola që i befasoi të gjithë.

Padronët e shtëpisë nuk u dorëzuan por gjetën barazimin me të majtën e Lindëll. Lajmet e mira për Romën erdhën nga Bashakshehir që u ndal nga Borusia Mynshengladbah 1-1. Avantazhit të Viska iu përgjigj Herman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*