Kompania ajrore që për 6 vjet radhazi ka vendin e parë në Evropë, por për të keq

Ryanair serish u shpall kompania më e keqe ajrore për vitin e gjashtë radhazi nga turistët britanikë.

Rezultatet e hulumtimit të kryer nga faqja britanike Which, ku morën pjesë 7,901 lexues, tregon se Ryanair përsëri është shpallur kompania më e keqe ajrore në Evropë, kryesisht për shkak të sistemit të dobët të hyrjes së udhëtarëve, ulëseve, ushqimit, pijeve, por edhe enterierit të kabinës.

Ndryshe, Ryanair në vitet e fundit ka reputacion të keq kryesisht për shkak të fluturimeve të anuluara, por edhe mënyrës së keqe të pagesës së kompensimit. /Telegrafi/