Labi trondit Brukselin me një premtim për liberalizimin e vizave

Këngëtari deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri, pas dorëzimit të pasaportave, ka marrë edhe një vendim, si shenjë e solidarizimit me qytetarët për mosliberalizimin e vizave.

Pasi që kishte premtuar se nuk do të udhëtonte jashtë shtetit, Tahiri ka postuar një ‘story’ në rrjete sociale, përmes së cilës ka treguar se nuk do t’i presë flokët dhe mjekrën derisa të hiqen vizat për kosovarët.

“Me mjekër dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, ka shkruar Labi mbi foton e tij.

Ditë më parë, Labi mori pjesë në protestën e studentëve në Prishtinë, ku dha premtimin që do ta dorëzojë edhe pasaportën e Shqipërisë.