Për LDK-në, Specialja e pastron UÇK-në, e për VV-në e AAK-në ajo e dëmton Kosovën

Në ditën kur në Hagë ka nisur intervistimi i parë nga Gjykata Speciale, në Kosovë vazhdon të kundërshtohet ajo.

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, e cila votoi kundër kësaj gjykate, sa ishte në opozitë, fillimin e punës së kësaj gjykate e cilëson si tejet të dëmshme për vendin, raporton KTV.

Veç largimit të investitorëve të huaj, sipas zyrtarë të AAK -së Specialja do ta dëmtojë edhe luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila po ashtu është kundër Speciales, njeriu i parë dhe i vetëm, i cili do të duhej të nisej për në Hagë është presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Partia e Isa Mustafës, Lidhja Demokratike e Kosovës Specialen e sheh si pastrim të së kaluarës së luftës së UÇK-së.

LDK-ja e ka votuar në vitin 2015 dhe e ka penguar shfuqizimin e Speciales në dhjetor të vitit 2017.