Kafjalli që i bën mrekulli organizmit: Bëni qull tërshëre me kivi, banane dhe limon!

Posaçërisht i shëndetshëm dhe i pasur me përbërës ushqyes, do t’ju mbush me sasi të mjaftueshme energjie që ta përballoni ditën e lodhshme

Përbërësit:

– 1 filxhan qumësht apo ujë,
– ½ e filxhanit grimca tërshëre,
– 1 banane e pjekur,
– 1 lugë lëng limoni,
– pak kripë,
– 1 kivi (i prerë në feta).

Përgatitja:

Ujin (qumështin) zieni në një enë, shtoni qullin e tërshërës dhe zvogëlojani zjarrin.

Bananen shtypeni, qiteni në enë dhe përzieni. Kur të shihni që pak nga lëngjet është avulluar shtoni lëngun e limonit dhe kripën.

Kur të jetë dendësuar qulli nga ena e zierjes, qiteni në një enë nga e cila do të hani.

Zbukurojeni me kivi, por edhe arra, – transmeton Telegrafi.