Kërcënimet me greva

Grevat po bëhen gjithnjë e më tepër si forma më e preferuar e punonjësve në sektorë të caktuar publik, për shtimin e presionit ndaj Qeverisë për rritje të pagave dhe për kushte më të mira të punës.

Grevat po organizohen si formë e pakënaqësisë që nga fillimi i këtij viti nga punëtorët, të cilët paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Edhe pse grevat po realizohen në forma dhe sektorë të ndryshëm, emëruesi i përbashkët i kërkesës të tyre, është rritja e pagave.

Viti filloi me grevën e punonjësve të sektorit të shëndetësisë, por të cilët në masë të madhe e ndërprenë atë, pas premtimeve që morën nga Qeveria. Megjithatë, kirurgët nuk janë bindur nga ato premtime dhe po e vazhdojnë grevë.