A do të këndoj Blero në dasma?

Blero mbetet ndër këngëtarët më të diskutuar. Flitet për jetën e tij profesionale, por kryesisht për atë private. Ka, s’ka të dashur, është s’është në lidhje, po martohet, s’po martohet.

Zakonisht ka shumë pikëpyetje kur bëhet fjalë për këngëtarin e shumë hiteve, që së fundi ka nisur të ndryshojë zhanër.

Blero a vazhdon ta duash njejt muzikën?

Vazhdoj ta dua përditë e më shumë. Unë dhe muzika jemi dy në një, dmth asnjëherë nuk shuhet interesi dhe dashuria për këngën.

E do më shumë muzikën, apo gjininë e bukur?

Janë dy dashuri ndryshe.

A po i ikë vetvetes, a po bëhesh më komercial?

Unë edhe në këngën me Muharrem Ahmetin kam qenë brenda vetës, Blero, në stilin tim. Sipas kërkesave të tregut edhe mund të ndryshoj pak, por jo totalisht.

A mund të dëgjojmë edhe në dasma?

Sigurisht, kudo ku këndohet. Ja them mirë çfo zhanri.

Ke thënë që dashuria jote e madhe është Tara. Nuk i bënë askush konkurrencë kësaj dashurie, apo?

Absolutisht askush nuk i bënë konkurrencë dashurisë që kam për të bijën time, Tarën. E kam gjatë gjithë kohës në mendje e zemër.

Të kemi parë që kalon shumë kohë me të?

Po, sapo të kem mundësi menjëherë jam me Tarën. Kënaqemi shumë së bashku, më bënë të ndihem plotësisht i lumtur. Shpesh dalim në dreka e darka së bashku dhe jemi edhe si miq.

Po, Afrona?

Është gjithashtu dashuria ime e madhe. Njeriu që e plotëson jetën time.

Lidhja juaj kaloj edhe nëpër kriza, apo?

Si çdo lidhje tjetër normale, edhe kjo e jona ka pasur kohët e veta të vështira. Po, pas çdo stuhie ka diell.

Tani?

Do të jemi nën një kulm.

Faleminderit për bisedën.

Seriozisht kënaqësi. /Kosovarja/