Kërkesa e re e Daçiq për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është e nevojshme që marrëveshja e mundshme që do të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të garantohet nga vendet më të fuqishme të botës.

Këto deklarime kreu i diplomacisë serbe i ka bërë në një intervistë për ‘blic’.

Ndër të tjera ai ka thënë se demarkacioni ndërmjet dy shteteve është si parakusht për vendosjen e raporteve të qëndrueshme.

“Ne kemi nevojë për të arritur një marrëveshje me shqiptarët, si dhe për të marrë garanci nga vendet më të rëndësishme të botës”, ka thënë Daçiq, transmeton Express.

Në një emision televiziv në Serbi, Daçiq po ashtu ka folur edhe për asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku u diskutua për Kosovën.
Sipas tij pas atij diskutimi shtete e fuqishme i dërguar mesazhe Kosovës që të heq vendimin për taksën.