“Ju lutem nëse keni informacion, lajmërojeni Policinë”, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bedri Rexhepit

HomeLajme

“Ju lutem nëse keni informacion, lajmërojeni Policinë”, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bedri Rexhepit

Bedri Rexhepi, 38-vjeçar është zhdukur që nga data 8 prill. Për gjetjen e tij, janë angazhuar edhe ekipet e FSK-së, ndërsa xhaxhai i tij kërkon ndihmë

Kriza po troket në Kosovë: Çmimet e bukës, druve dhe peletit prekin kulmin
Gazeta Express 22/04/2021 22:35 Me i fundit 10 rregulla të thjeshtë për t’u dukur më bukur në postet e instagramit! “Nga krahrori i tyre u shkëput më i dashuri, ndajmë dhembjen e madhe me ta”, Haradinaj për vdekjen e 9-vjeçarit nga Peja
Haxhiu pas arrestimit të policit në Gjilan: Dhunuesit s’kanë vend në institucionet tona

Bedri Rexhepi, 38-vjeçar është zhdukur që nga data 8 prill. Për gjetjen e tij, janë angazhuar edhe ekipet e FSK-së, ndërsa xhaxhai i tij kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për gjetjen e nipit.

Ka dy javë, që janë në kërkim të familjarit të tyre.

Bedri Rexhepi, kishte dalë nga shtëpia me datën 8 prill.

E një ditë më pas, vetura e tij ishte gjetur e braktisur në fshatin Janjevë të Lipjanit.

Që atëherë, familjarët nuk kanë asnjë informacion për të.

Familjarët, nuk kanë dyshime se çfarë mund t’i ketë ngjarë Bedriut. Ndërsa axha i tij, Mehdi Rexhepi, kërkon nga qytetarët, ndihmë për gjetjen e nipit.

“Pas orës 16:00 ka dalë nga banesa dhe asgjë më shumë nuk dimë ne si familjarë. Nëse dikush di diçka, ka informacion, ju lutem le të lajmërojnë çdo stacion më të afërt policor”, ka thënë Mehdi Rexhepi.

Informacione për fatin e tij, duket se kanë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Të pyetur nga T7, nga kjo Prokurori kanë thënë se është ndaluar një person në lidhje me këtë rast.

Ndërsa me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore e Prishtinës, personit të dyshuar me inicialet J.V, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Kjo sipas gjykatës, për shkak të veprës penale “Rrëmbimi” sipas Kodit Penal të Kosovës.

Bedri Rexhepi, para se të zhdukej, kishte në pronësi një biznes përmes të cilit lëshonte vetura me qira.

Ndërsa për gjetjen e tij, janë angazhuar edhe ekipet e FSK-së.