Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka sqaruar vendimin lidhur me shtesat e pensioneve. Murati me anë të një shkrimi në Fac
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka sqaruar vendimin lidhur me shtesat e pensioneve.
Murati me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se këto shtesa prej 10 euro do të vazhdojnë për tërë vitin.
“Krejt çka do të merrnin pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të ishte shuma prej 75 ose 90 eurove, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratur në Kuvend. Ministria e Finacave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë e skemave pensionale që marrin nën 100 euro – e këtu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – të aplikohet një shtesë, asisoj që shuma totale e pensionit me gjithë shtesën të jetë 100 euro. Këto shtesa do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit, njësoj sikurse mbështetja për përfituesit e asistencës sociale”, ka shkruar Murati, përcjell Telegrafi.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që të rris vlerën prej 10 euro të pensioneve bazë për tre muajt e ardhshëm, por ta largoj shtesën prej 30 euro që ishte marr nga Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Mirëpo, ky vendim ka shkaktuar reagime të opozitës.
Ramush Haradinaj e ka konsideruar jonjerëzorë këtë vendim të Qeverisë pasi sipas tij nuk vazhdohet ndihma siç e kishte bërë qeveria paraprake për këtë kategori sociale.